Kursi i këmbimit/ Paundi merr goditjen e forte, humbet 4 pikë brenda natës. Ja cfare ka ndodhur me Dollarin dhe Euron

576
0

DIta e sotme ka shënuar një goditje të fortë për Paundin britanik i cili Brenda natës ka humbur 4.3 pikë në raport me dje, duke u blerë sot me 129 lekë dhe shitur me 137 lekë.

Sipas tregut valuator vendas Dollari amerikan vazhdon të forcohet duke fituar 0.6 pikë krahasuar me një ditë më parë teksa është blerë sot me 111.4 lekë dhe shitur me 113 lekë.

Monedha europiane ndërkaq ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës pasi është blerë sot me 122.7 lekë dhe është shitur me 123.5 lekë, referuar kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane ka ruajtur të njëjtat vlera sikurse ditën e mërkurë teksa është blerë edhe sot me 114.8 lekë dhe është shitur me 116.1 lekë.