Kursi i këmbimit, ja me sa këmbehen monedhat e huaja ditën e sotme

62
0

Dollari amerikan është blerë këtë të hënë me 119.3 lekë dhe është shitur me 120.2 lekë në raport me javën e kaluar sipas kursit të këmbimi lokal duke mos pësuar luhatje të ndejshme të vlerës.

Monedha europiane duket se ka rikuperuar pikë gjatë fundjavës pasi blihet mëngjesin e sotëm me 116.5 lekë dhe shitet me 117.1 lekë në raport me javën që lamë pas sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik gjithashtu ka regjistruar rritje në raport me javën e shkuar pasi është blerë këtë të hënë me 133.9 lekë dhe është shitur me 135 lekë duke u forcuar ndjeshëm pas rënies së vazhdueshme të periudhës së fundit.

Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Franga zvicerane duke se ka shënuar rritje të lehtë të vlerës këtë fillim jave pasi në raport me javën e kaluar është blerë sot me 118.8 lekë dhe është shitur me 19.7 lekë.