Kursi i këmbimit: Euro në nivele të ulëta, me sa shiten e blihen paundi dhe dollari

439
0

Dollari amerikan ka pësuar një rrrije të lehtë këtë të hënë 9 shtator, ku në tregun valutor blihet me 89.6 lekë dhe shitet me 90.6 lekë.

Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta. Ajo blihet me 99.3 lekë dhe shitet me 100 lekë.

Edhe Paundi britanik ka qëndruar në të njëjtat nivele, ku blihet me 117.3 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.

Ndërkaq, franga zvicerane blihet me 105.5 lekë dhe shitet me 106.5 lekë.