Kursi i këmbimit/ Dollari e nis muajin me renie, ja cfare ndodhi me monedhat e tjera

540
0

Diten e sotme euro nuk ka regjistruar luhatje të vlerës duke vijuar sërish të blihet edhe me 123.7 lekë dhe të shitet me 124.3 lekë sikurse edhe ditën e mërkurë.

Paundi britanik shënoi një rritje të lehtë të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 135.7 lekë dhe duke u shitur me 137 lekë.

Dollari amerikan ra me 0.3 pikë nga dita e djeshme pasi është blerë sot me 105.4 lekë dhe është shitur me 106.2 lekë referuar tregut valutor vendas.

Franga zvicerane vazhdon edhe këtë të enjte sikurse edhe dje të blihet me 114 lekë dhe të shitet me 114.9 lekë duke mos pësuar luhatje të vlerës.