KURRË mos u marto me dikë që i bën këto gjëra

662
0

Nëse tani ke një të dashur, kurrë mos u marto me të nëse ka këto kualitete. Kërko dikë tjetër:

I urren kafshët

Nëse ke një qen apo një mace, është për një arsye të thjeshtë kjo, sepse ti i do kafshët. Por mund të ndodhë që i dashuri yt do të thotë një ditë, ose qeni yt ose unë? Pasi që të vënë në një dilemë të tillë, cila do të ishte zgjedhja jote ?

Nuk e do familjen tënde

E ke dëgjuar thënjen e famshme se kur martohesh, nuk martohesh vetëm me burrin tënd, por edhe me familjen e tij. Është e pamundur që të pranosh të martohesh me dikë që nuk toleron njerëzit e tu të dashur, sepse herët ose vonë nëse nuk i vendos limite, do të bëj të largohesh nga ta, dhe ti do të pendohesh që je martuar me të. Largohu nga ai para se të jetë shumë vonë.

Nuk i përmbush premtimet

Dhe nuk e kam fjalën për ato premtimet që do të vijë tek ti të të marrë në punë, ose të dërgojë lule për ditëlindjes tënde.

Për shembull të të japë % të rrogës së vet, për të blerë gjëra para dasmës, ose në gjëra të tjera që ka thënë që do i bëjë dhe nuk i ka bërë.

Nëse ai nuk i bënë këto gjëra atëherë është sepse atij nuk i bënë aq shumë për ty. Për aq shumë sa të dhemb, përfundoje lidhjen me të, dhe gjeje dikë që di të e mbajë fjalën.

Është abuziv

Kurrë mos e lejo që të bërtas, rrah ose të ofendoj. Ikë sa më larg këtij tipi të mashkullit, sepse nëse ka këtë lloj të sjelljesh kur është vetëm i dashuri yt, mund të imagjinosh çka është në gjendje të bëjë kur jeni në martesë. Mos e bëj këtë gabim!

Është aspak detajist

A mund të jetosh me një burrë që nuk di të bëj asgjë romantike për ty ?

Është gënjeshtar

Nuk ekzistojnë gënjeshtrat e vogla, sepse të gjitha janë të njëjta dhe të gjitha bëjnë keq. Dhe kur dëgjon fjalë si këto “kam diçka të rëndësishme për të bërë” “të gjitha koleget e punës janë të shëmtuara” ose “natyrisht se të dua, vetëm se jam pak konfuz” ose kur thotë “se jam duke të dëgjuar” na beso, është duke të gënjyer.

Nuk beson në kompromis

Të gjitha lidhjet kanë rregulla: Nëse del me me shoqëri, dhe kthehesh në shtëpi para mesnatës, ose të mos kesh kontakte me ish-in tuaj! Kaq shumë norma. Nëse nuk i respekton asnjë nga rregullat e tua, atëhere, ndërpreje këtë lidhje.

Keni grindje gjatë gjithë kohës

Diskutimet e ndryshme vetëm sa e bëjnë më të fortë lidhjen tuaj, por, ato që janë konstante dhe gjatë gjithë kohës, gjëja më e mirë që mund të bësh është të e lësh këtë lidhje./GazetaExpress