Skip to content

Kuriozitete / Amerike, Femija lind në një vend të veçantë

    Një çift në Minnesota të SHBA-së janë bërë prindër në një vend të veçantë.

    Teksa shkonin në spital, Hannah Lindeman pati probleme dhe u detyrua të ndalej në autostradë për të pritur një auto-ambulancë,

    Në një mot të ftohtë me temperaturë -19 gradë Celsius, foshnja nuk priti dhe Hannah solli në jetë një vajzë në ulësen e pasagjerit në makine.

    Një polic kishte arritur para ambulancës dhe kishte ndihmuar çiftin gjatë lindjes, ndërsa me ardhjen e stafit mjekësor gjithçka u normalizua.

    Nëna dhe foshnja janë liruar të mërkurën nga spitali.