“Kur populli mezi pret ta udhëheqësh”, Rama ironizon keq Bashën me këtë video

676
0

Kryeministri Edi Rama ironizon keq kreun e opozitës Lulzim Basha me anë të një video.

“Kur populli mezi po pret ta udhëheqësh”, shkruan Rama si diçiturë.

Në të shihet kryedemokrati, në një takim me qytetarët, teksa ditëve të fundit është ndalur në rrethe të ndryshme, për ti ftuar në protestën e 16 shkurtit.

Por në videon që gjeni më poshtë, shihet se teksa Basha i zgjat dorën një qytetari, ai largohet dhe “e lë thatë”.

Ky moment nuk i ka shpëtuar kreut të qeverisë, i cili e ka publikuar këtë moment në rrjetet sociale.