“Kur nën ferrë çel trëndafili”, Rama bën “lëmsh” ndjekesit e tij me foton e vogëlushit

3
0

“Kur nën ferrë çel trëndafili.” Ka qenë ky përshkrimi me të cilin kryeministri Edi Rama ka shoqëruar një foto në të cilën pozon me një djalë të vogël, që ka konfuzuar një pjesë të madhe të ndjekësve të tij në Facebook.

Në foton e postuar mbrëmjen e së martës, kreu i qeverisë shfaqet me një djalë të vogël, të veshur me kostum, por ndjekësit e tij kanë menduar se vogëlushi është Zaho, i biri.

Komentet janë nga më të ndryshmet, janë disa që kritikojnë shprehjen e zgjedhur “kur nën ferrë çel trëndafili” por ka edhe të tjerë që sugjerojnë fraza të tjera si “dardha bie nën dardhë”.

Nuk janë të paktë as ata që i urojnë “djalit” të kryeministrit jetë të gjatë.

Por në fakt, siç mund edhe të kuptohet, vogëlushi në foto nuk është Zaho, ai quhet Drini dhe ishte pjesë e ekspozitës “Në Kërkim të Artit” nga artisti i mirënjohur Helidon Gjergji, kuruar nga Santa Nastro. I pranishëm në ceremoninë e hapjes ishte edhe Kryeministri Edi Rama, si edhe artistë dhe dashamirës të artit.

Postimi në fjalë ka marrë 23 mijë komente dhe është shpërndarë të paktën 50 herë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.