Kur ishte fëmijë e adoptuan, burri gjen familjen biologjike pas 75 vitesh, ja si reagon (VIDEO)

75-vjeçari Dixon Hatso nga SHBA u rrit si fëmijë i vetëm, pasi u birësua në moshën tre muajshe. Gushtin e kaluar ai mësoi se ka vëllezër e motra, të cilët i takoi pak para pushimeve.

“Gjatë gjithë jetës sime kam ëndërruar të kem vëllezër diku. Kjo është mrekullia ime e Krishtlindjeve”, tha Hancho për CNN, citon noa.al. Ai jeton në Karolinën e Veriut dhe udhëtoi deri në Rochester, Nju Jork për të parë familjen që nuk e dinte se ekzistonte deri vonë.

“Kurrë nuk kam takuar dikë që ndan ADN-në time. Sapo takova të afërmit e mi ata u mrekulluan bashkë me mua. Më parë nuk kisha ndjerë një bollëk të tillë dashurie të pakushtëzuar si nga familja ime e re,” pranon ajo.

Historia e Hanços

Lindur në Buffalo, Nju Jork në vitin 1949, Hancho u birësua në moshën tre muajshe dhe pati një fëmijëri të lumtur. Prindërit e tij ishin të sinqertë për birësimin e tij.

“Gjithmonë kam dashur të gjej familjen time biologjike, por shteti i Nju Jorkut vulosi certifikatat e lindjes para birësimit dhe ishte e pamundur ta gjeja”, thotë ai.

Në vitin 2020, certifikatat origjinale të lindjes u çvulosën për njujorkezët e birësuar pas miratimit të një ligji në vitin 2019. Hancho mori certifikatën origjinale të lindjes në gusht 2024 dhe pikërisht atëherë mësoi emrin e babait të tij biologjik.

“Kam pasur prindër birësues të mrekullueshëm. Ata ishin të shkëlqyer. I dua dhe më mungojnë, por gjithmonë kam dashur vëllezër dhe tani i kam.”

“Gjëja e parë që bëra kur mësova emrin e babait tim në Google isht3 nekrologjia e tij. “Jo vetëm që u trondita kur pashë që i ngjaj atij, por e kuptova menjëherë që kisha gjithë këta vëllezër dhe një motër”, rrëfen ai.

Hancho nuk e di pse u vendos për birësim, por ai e di se babai i tij ishte student i diplomuar në departamentin e fizikës në Universitetin Cornell. Nëna e tij ishte sekretare departamenti dhe nuk kishte fëmijë të tjerë.

“Kam pasur prindër birësues të mrekullueshëm. Ata ishin të shkëlqyer. I dua dhe më mungojnë, por gjithmonë kam dashur vëllezër dhe tani i kam”, thekson ai.

Babai i tij u vendos në Rochester me një grua që kishte tre djem të saj. Ai adoptoi tre djemtë dhe më pas çifti pati edhe pesë fëmijë të tjerë. Takimi i tyre u zhvillua në të njëjtin qytet në një atmosferë emocionuese.

Edhe pse Hanço nuk i ka kaluar Krishtlindjet me ta, ai ka në plan t’i vizitojë sërish së shpejti.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.