HomeNews“Kur goditi edhe...

“Kur goditi edhe motrën mu errën sytë…”, del dëshmia e 74-vjeçarit që vrau të birin në Tiranë

“Mu errësuan sytë dhe e godita”. Kështu është shprehur 74-vjeçari Hekuran Gjoni në polici pasi u arrestua për vrasjen e djalit të tij.

Gazetari Besar Bajraktaraj ka siguruar dëshminë e tij, ku 74-vjeçari ai tha se djali, Asim Gjoni, 37 vjeç, e tallte prej kohësh. Mbrëmjen e së shtunës, ai ka qenë duke ngrënë darkë bashkë me të birin në shtëpinë e tyre në Kodrën e Priftit në kryeqytet.

Por sipas Gjonit, i biri ka nisur ta tallë sërish. Në atë moment babai është ngritur dhe e ka goditur me shuplakë gjatë debatit. Por djali i është kundërpërgjigjur dhe e ka goditur mbrapsht duke e rrëzuar në tokë.

Hekuran Gjoni thotë se aty ka ndërhyrë vajza e tij duke i bërtitur të vëllait pse e goditi të atin. Por sipas Hekuranit, Asimi në atë moment goditi edhe të motrën. Kjo është pika, sipas tij, që e bëri të merrte thikën dhe ta godiste djalin.

Megjithatë ai është shprehur se situata i doli jashtë kontrollit e nuk donte që ta vriste të birin.

“Asimi më tallte prej shumë kohësh. Mbrëmë në darkë po hanim bukë në tavolinë. Ai filloi sërish të më tallte dhe u acarova, e iu ngrita dhe i gjuajtja me shpullë gjatë debatit. Më pas djali u ngrit edhe ai dhe më goditi, dhe unë u rrëzova pastaj. Më pas ndërhyri vajza ime ku i bërtiti Asimit pse e godite babin. Asimi më pas goditi dhe të motrën. Në këtë moment mu errësuan sytë dhe u ngrita, mora thikën dhe e godita djalin. Situata më doli jashtë kontrollit, nuk doja ta vrisja djalin”, tha Hekuran Gjoni.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Tragjedi e dyfishtë, babai ndërron jetë kur merr lajmin për aksidentin e të birit 31-vjeçar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Volos, Greqi. Mbrëmjen e së dielës, një çift i porsamartuar dha frymën e fundit në asfalt pasi u përplas nga një kamion.  Të ndjerit që udhëtonin me motor, 31 vjeç, janë Kostas...

E lënduar në shpirt, Hana përballet me babain: Jam në mes të rrugës, më fejove për tri ditë! 

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç shprehet në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai nuk...

Nga neser vjen kthesa e motit, Rreshje shiu dhe rrebeshe.. Ja si pritet të jetë moti këtë javë

Dita e sotme ka nisur e kthjellët, por nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Këtë paralajmëroi meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës temperaturat do të jenë shumë të larta, deri në...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.