Skip to content

“Kur fle, uroj të mos zgjohem më” 90-vjeçarja që jeton në kasollen e vetmisë dhe mjerimit: Kam një vit pa..

    E moshuara që shihni në foton e mësipërme është 90-vjeçarja Drita Cenolli nga fshati Mborje i Korçës.

    E moshuara jeton e vetme mes skamjes dhe mjerimit në banesën e saj, ku i mungon ushqimi bazë dhe ngrohja në këto ditë të ftohta.

    Në kasollen e saj gjenden vetëm disa mollë të dhuruara dhe një sasi e vogël drush që mund t’i shërbej për ngrohje vetëm për disa ditë.

    Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, zhvilloi një bisedë me të moshuarën, e cila mes dhimbjes tha se situata e vështirë e bën që të lutet që kur fle të mos zgjohet më.

    Pjesë nga biseda:

    Drita, Mirëmëngjes

    -Mirëmëngjes për ty o bir, se unë e kam ditë tersi.

    Pse Nënë Drita?

    -Unë kur shtrihem fle, uroj mos zgjohem o bir. Të më marrë ai lart sa më parë

    Nëna sot do të të ndihmoj unë me bidonat. Mi ler mua.

    -Të keqen nëna, bëfsh hajër.

    Ushqim nuk ke fare sot?

    -Kam si jo, kam këto mollët.

    Vetëm mollët?

    -Epo njeriu nuk do hajë përditë, më dalin mua mollët po he. Kur marr Kempin, marr kulaçka.

    Nëna, po mish? Makarona?

    -Ku ti gatuaj, këtu në kasolle? Më bëjnë krahët mua?

    Nëna, po dru për t’u ngrohur ke?

    -Kam, e 14 dru. Një dru në darkë ndez. E 14 ditë kam. Vetëm një dru në darkë ndez, se është lartë Mborja, bën ftohtë këtu ku jam unë.

    Nëna, po lekë?

    -Vetëm kempin marr. Me sjellin e dy vëllezërit ushqime. Po me vjen zor, nuk ua marr. Kam unë u them, kam.

    Nëna, po ti s’ke as drita këtu.

    -Çi do dritat Drita o t’u bëftë nëna? Ja hap derën, e hyn drita e diellit.

    Nëna, do iki, por do vij prap. Çfarë të të sjell?

    -Të keqen nëna, më merr një amitë se më ka vajtur mendja. Kam një vit pa pirë amitë! /Portali SHqiptari/