Kur do të njihen patentat shqiptare në Gjermani? Rama jep lajmin e mire

Kreu i qeverise Edi Rama tha sot se Shqipëria është në pritje të përgjigjes së Berlinit për njohjen e patentave, pasi provimin, sipas tij, Tirana e kaloi me sukses.

E di, ne tani kemi kaluar provimin e autoriteteve të inspektimit të standardeve të transportit sa i takon strukturës sonë të drejtorisë dhe degëve të saj të transportit, ku është bërë një revolucion. 

Raporti me vlerësime jashtëzakonisht pozitive nga inspektimi i palës gjermane ka shkuar në Ministrinë Federale e cila e ka shpërndarë për të gjitha Landet sepse duhet që secili shtet përbërës ta aprovojë dhe pastaj leja shqiptare e drejtimit të njihet në të gjithë territorin e Republikës Federale. Ky është proces në duar të autoriteteve gjermane, sa na takon ne e kemi bërë detyrën tonë. 

Besojmë se më shpejt se vonë do të vijë momenti i shumëpritur nga ti dhe shumë shqiptarë në Gjermani që mos të keni nevojë të bëni ato pagesat e kripura për patentën por të përdorni patentën shqiptare” tha ai. Pyetjen kryeministrit ia bëri një mjek imazherist që punon në Gjermani, ndërsa Edi Rama i ktheu përgjigje në rubrikën e përjavshme “Pyet kryeministrin”.

Na mbetet vetem te shpresojme

- Advertisement -

Ndryshon parashikimi i Motit, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sinoptikania Tanja Porja ka treguar cfarë pritet me motin ne 5 ditët në vijim, nga e premtja deri të marten. Ndiqni videon me poshte.. https://youtu.be/utfeWp67Fw4?t=106

Skandal në Itali/ Profesori i shkollës së mesme ngacmonte seksualisht djemtë në mes të klasës (VIDEO)

Një mësues i një shkolle të mesme në Itali është arrestuar për shkak të ngacmimit seksual ndaj dy nxënësve të tij. “Kisha kohë që dëgjoja...

Zbulohet pas 14 vitesh krimi i shqiptarit në Itali

Drejtësia vonon, por nuk harron! Kështu mund të thuhet për një grabitje të ndodhur 14 vite më parë në Itali, por së fundmi është...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.