Kur do te mbaroje lufta? Ja si i pergjigjet Putin-Erdoganit: Lufta mbaron vetëm nëse..

834
0

Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se konflikti do të përfundojë vetëm nëse Ukraina dorëzohet dhe kërkesat e Rusisë plotësohen. Kështu thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini, ndërsa luftimet në Ukrainë vazhdojne.

Deklarata e Presidentit rus është bërë gjatë një bisede mes tij dhe homologut turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Putin informoi Erdoganin se operacioni po shkonte sipas planit dhe parashikimeve dhe shpresonte që negociatorët e Ukrainës të kishin një sjellje më konstruktive, duke marrë parasysh atë që po ndodhte në terren, tha Kremlini.