Kur do të fillojë rritja e pagave? Ministrja Ibrahimaj zbulon datat: do merret me 1 maj per..

109
0

Ministrja e Ekonomisë dhe Finacave, Delina Ibrahimaj në deklaratën për media që u mbajt pas mbledhjes së qeverisë, pohoi se rritja e pagave për mjekët dhe infermierët, punonjësit e administratës qendrore, mësuesit dhe zjarrfikësit, dhe disa kategori të tjera, do të hyjë në fuqi këtë muaj, në prill.

“Për kategoritë, arsimi, shëndetësia, siguria dhe zjarrfikësit do të hyjë në fuqi që gjatë prillit. Paga e tyre do hyjë në fuqi më 1 prill dhe do merret me 1 maj.”, tha ajo.

Gjatë fjalës së saj, ministrja theksoi se rritja e pagave për administratën publike qendrore dhe atë vendore do të nisë pasi të miratohet ligji në parlament.

“Rritja e pagave do të nisë menjëherë në muajin prill për arsimin, shëndetësinë, sigurinë, policia e shteti, policia e Burgjeve dhe garda e Republikës dhe zjarrfikësit, ndërkohë sa i përket administratës publike qendrore dhe vendore rritja e pagave do të fillojë me miratimin e këtij ligji në Parlament. Ne urojmë që ligji të miratohet në muajin prill, dhe në mënyrë që t’i hapet rrugë rritjes së pagave pas majit”, tha ministrja.