Kunja e Tunës, i kujton publikisht Robertit vajzën që ka jashtë martese

2188
0

Një intervistë e fundit e këngëtares Tuna dhënë për emisionin “Prive” shkaktoi shumë bujë mediatike për shkak se jo vetëm që u rikthye pas dy viteve mungesë në dedikim të plotë të të birit Tian, por edhe sepse reagoi për herë të parë kundrejt deklaratës së bërë muaj më parë në televizion nga kunati i saj Robert Berisha.

Por kur të gjithë menduam se Tuna tha atë fjalin e përgjithshme “Nuk e kam komentuar për arsye se pë mua nuk kanë vlerë, e vetmja gjë që ka vlerë për mua në këtë fazë është familja ime.”, kunja e Tunës për kunatin paska qenë një tjetër deklaratë.

Dhe kjo ka qenë vërtetë siç thotë populli “Me të qeshur me të ngjeshur”. Në një moment të intervistës, e pyetur lidhur me përjetimin e prindërve të saj si gjyshër pas lindjes së nipit Tian, këngëtarja tregoi se vogëlushi ka sjellë shumë lumturi te prindërit e saj sepse ai është nipi i parë në familjen Sejdi.

“Në të njejtën kohë është edhe mashkulli/ djali i parë në familjen e Berisha-jve. Natyrisht që në familjen time ka qenë një emocion pak më i madh, më entuziast sepse ne nipa e mbesa nuk kemi pas, ndryshe nga ata të familjes së Patrisit të cilët i kanë 4 bukuroshe e kanë Naldën, Anikën, Aronën, Renee”…” STOP këtu!

Menduat se me këtë deklaratë Tuna rregulloi punët dhe sapo i bëri qejfin Robertit me Norën?! E keni gabim. Lexonjeni edhe njëherë: “…ndryshe nga ata të familjes së Patrisit të cilët i kanë 4 bukuroshe e kanë Naldën, Anikën, Aronën, Renee…”

Ju thotë gjë emri Arona?!

Po jua rikujtojmë ne.

Arona është vajza e përfolur që Robert Berisha mendohet se ka jashtëmartesës me Nora Istrefin dhe është cilësuar nga mediat edhe si “molla e sherrit” mes tij dhe kunatës Tuna Sejdi.

Mediat shkruan se deklarata e Robertit bërë muaj më parë erdhi pasi Tuna në ditëlindjen e parë të djalit të saj kishte ftuar edhe vogëlushen Aronën me mamanë e saj pasi janë mikesha të ngushta. Mendohet se ky ka qenë edhe ky shkaku pse Nora dhe Roberti nuk kanë qenë në festën e ditëlindjes së nipit.