“Kunati i martuar sillte dashnoret në shtëpinë time”, publiku shtanget nga deklarata e Almës

205
0

Debati mes Almës dhe Fatosit, bashkëshortëve që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” është mjaft i tensionuar. Alma ndihet e nënshtruar nga bashkëshorti i saj, ndërsa ky i fundit pranoi se edhe e ka dhunuar. Revoltimi i saj  vjen edhe prej familjes së Fatosit që sipas pretendimit, ka shfrytëzuar këtë të fundit në çfarëdo mënyre.

Sapo merr fjalën për të shpjeguar anën e saj të historisë në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Alma thotë se kunati i saj sillte në shtëpinë e tyre edhe vajza me të cilat kishte lidhje jashtëmartesore. D

Alma: Ky zotëri 15 vjet mori në Itali vëllain e tij, zotin Xhevdet Petalli që mos ia dëgjofsha më zërin kurrë!

Eni Çobani: Po tani ne s’kemi të drejtë, ia dëgjojmë, s’ia dëgjojmë, ia dëgjon Zoti atij.

Alma: Nuk dua t’ia di moj se ai s’ka mësuar të hajë bukë akoma! Kur i bleu dy shtëpitë, vinte me ndonjë prostitutë në shtëpi…

Fatos: Ma kanë futur prapa kurrizit o zonjë!

Eni Çobani: Me çfarë vinte?

Alma: Vinte me prostitutat e veta në shtëpi. Shtëpinë e merrte në emër të gruas së vet. (Publiku reagon i habitur).

Eni Çobani: Pra ai i fuste, të lutem se i thoni shpejt këto por këto kanë rëndësi, më fal, fuste gra të tjera në shtëpi? Po pse, banonte me ty Xhevdeti?

Alma: Banonte me gruan e tij por ngaqë ishte vëlla i mirë ky, sillte dashnoret e veta në shtëpinë time, na fuste në sherr neve dhe merrte shtëpitë në emrin e vet./ Tv Klan