Kulla e Trump merr flakë, shqiptari në Amerikë: E fikën në 7 të mëngjesit, tek ne

734
0

Gradaçela 58 katëshe në Midtown Manhattan, Trump Tower, ka marrë flakë ditën e sotme.

Kjo është një ndër ndërtesat e shumta në pronësi të Presidentit të Amerikës, Donald Trump.

Nga departamenti i zjarrfikësve thuhet se zjarri ka rënë rreth orës 7 të mengjesit me orën lokale atje.

Forca të shumta zjarrfikësish shkuan menjëherë në vendgjarje për të vënë në kontroll zjarrin e përhapur.

Në më pak se 1 orë, në kohë rekord, zjarrfikësit mundën që ta shuajnë të gjithë zjarrin.

Shtëllunga të mëdha tymi u përhapën kudo në qytet.

Vetë Melandia dhe djali i saj i vogël, Barron, kanë jetuar pikërisht në këtë ndërtesë në muajt e parë të presidencës të Trump, por familja tashmë ndodhet në Shtëpinë e Bardhë që prej Qershorit të vitit të kaluar.

Është një shembull për t’u marrë, se si në një kohë shumë të shkurtër, në një orar të mëngjesit, kur të gjithë zgjohen dhe shkojnë për në punë, në katin e 58-të, zjarrfikësit mundën të vënë në kontroll zjarrin pa lejuar të shkaktohen dëme të tjera në ndërtesë.

Ndërkohë në Shqipëri, zjarrfikësja shkon pasi zjarri ka shkrumbuar gjithçka, ose shkon thjeshtë për të mos thënë që nuk vajtën.

Një shqiptar që jeton shumë pranë Trump Tower ka sjellë edhe këtë video për JOQ.al duke thënë:

Trump Tower në flakë. Ishte ora 7 këtej, shumica akoma në gjumë.”