Kujt do t’i thërras vëlla tani? Motra e shqiptarit që humbi jetën në Belgjikë i përlot të gjithë me dedikimin e saj

1960
0

Dy të rinjte shqiptarë , Pelivan Hysja nga Berati dhe Venedik Pirushi nga Durrësi humbën jetën ditën e premte pasi një zjarr përfshiu shtëpinë ku ata banonin në Bruksel.

Trupat e dy të rinjve gjenden ende në morg dhe sipas motrës së Hysajt, autoritetet lokale nuk lejojnë ende transportimin e tyre për në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook ajo shpreh dhimbjen për ngjarjen e ndodhur.

“Jeta ime zemra e motres me vra.ve ne shpirt me hape nje pla.ge qe Kurr sdo te mbyllet i vogli im me ike si engjell te deshi zoti per vete . Ah mor vlla kujt ne I therrit vlla un tani ti me le vetem po un jo sjam vetem te kam ty te mori si engjell OJ shpirti Im u prefsh ne paqe I vogli Im”, shkruan ajo duke bërë thirrje në mediat shqiptare që të ndihmojnë për sjelljen e trupave në Shqipëri. /albeu