Nëse e dëgjoni këtë emër, bëni kujdes se ju mashtron.
Dorjana Papajanin prezantohet tek njerëzit si avokate e shoqatës Vatikan, që ndihmonte njerëzit në nevojë.
Me këtë premtim, Sulltane Avdiaj është mashtruar.
Ajo mori kredi në fondacionin “Besa”dhe e futi në llogarinë e Dorjana Papajanit. Vetë Sulltania mori 200 mijë lekë të vjetra. Kredia u pagua vetëm për 7 muaj dhe më pas i erdhi një letër,që e nxirrte debitore.
Me anë të një akti noterial, Dorjana merr përsipër të shlyejë kredinë, por më pas zhduket.
Sulltane Avdiaj: Një familjarja e imja më njohu me Dorjana Papajanin dhe ajo më tha që do të ndihmoj për shtëpi. Shkova tek fondi “Besa” dhe më tha, “Do ta bëj unë shtëpinë, mos e vrit mendjen”. Ikëm atje tek Fondi “Besa” dhe më tha kredinë do ta paguaj unë se jam avokate e shoqatës Vatikan, ndihmoj njerëzit në nevojë. I mora lekët dhe shkova tek llogaria e saj dhe futat lekët tek ajo, prit se po dalin Lekët, por më tha do tri marrësh një ditë lekët, por jo tani.
Më tha vetëm 200 mijë Lekë. Pagoi kredinë 7 muaj, pas 7 muajsh më vjen një letër ku më thoshte je debitore në shtet, se nuk kam shlyer kredinë. E takova, Dorin dhe më tha se do e paguante ajo, duke më thënë të mos shqetësohesha. Bëmë një letër noteriale ku thuhej se do e paguante ajo, më pas me erdhi sërish një letër. Unë kam marrë 2 milionë lekë kredi edhe pse jam e papunë. Kishte martë dokument sikur unë isha tek ajo pastruese, ndërkohë unë isha pa punë fare.