Kujdes nga mashtrimet me biletat e udhëtimeve! Prangoset pronarja e agjencisë. Policia i bën thirrje qytetarëve..

564
0

Me mbërritjen e sezonit veror vihet re shtimi i rasteve të mashtrimit nga ana e personave apo kompanive me biletat e udhëtimit.

Janë disa agjenci udhëtimesh që janë vënë nën hetim nga ana e policisë së fundi ndërkohë një grua u arrestua për “mashtrim”.

Bëhet fjalë për pronaren e një agjencie udhëtimesh e cila edhe pse kryente aktivitet të ligjshëm prej vitesh, së fundi ka mashtruar disa qytetarë.

Të paktën tre persona kanë paditur shtetasen e arrestuar Klarita Sadikaj.

Qytetarët kishin prenotuar bileta udhëtimesh që shkonin deri në 1.500 euro por ajo i kishte anuluar dhe paratë i kishte futur në xhep.

Zyrat e agjencisë janë gjetur të mbyllura nga qytetarët të cilët më pas i janë drejtuar policisë.

Uniformat blu kanë shkuar për kontroll te zyra në bulevardin “Zhan D’ark” ndërkohë kanë vënë në pranga pronaren Sadikaj në banesën e saj.

Policia i bën thirrje qytetarëve të konfirmojnë biletat në kompanitë e udhëtimit ose të sigurohen për seriozitetin e agjencive që drejtohen