Krimet zgjedhore
Ju rrezikoni 1 deri në 5 vite burg nëse pranoni apo ofroni para apo dhurata në këmbim të votës.
Kujdesuni që vota juaj të jetë e fshehtë. Fotografimi i votës dënohet me 3 muaj deri në 4 vite burg.
Veprimet që cenojnë zgjedhjet si votimi përmes kanosjes, falsifikimi apo dëmtimi i materialit zgjedhor dënohet me burg nga 3 muaj deri në 8 vite.
Votimi më shumë se një herë apo votimi për persona të tjerë, duke paraqitur dokumente identifikimi të rreme ose duke përdorur dokumente të zgjedhësve të tjerë, dënohet me burg 1 deri në 3 vjet./ BIRN