Kufjet “Airpods” i bëjnë “gjëmën” shqiptarit në Itali/ Ja si e pësoi duke përfunduar në burg

163
0

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Itali, nën akuzë për vjedhje.

Ai u gjurmua falë vendndodhjes së kufjeve ‘Airpods’ që kishte vjedhur disa muaj më parë në veri të Napolit. Sipas raportimeve të policisë, 49-vjeçari natën e 31 marsit kishte vjedhur në një apartament ku pronari ishte në gjumë në Rotondi, kufjet apple, një robot ‘Thermomix’, 170 euro dhe disa sende të tjera.

Prezencën e hajdutit në shtëpi e ka vënë re pronari vetë duke e mbyllur në dhomën e gjumit, por hajduti ka arritur të arratiset duke marrë në zotërim edhe çelësat e makinës së pronarit, të gjurmueshme nga një pajisje tjetër Apple, AirTag.

Hetuesit e Policisë së Shtetit, falë një aplikacioni specifik të quajtur “Where is it” (Ku është), janë nisur në gjurmët e hajdutit dhe pas sinjalizimit kanë mbërritur për identifikimin e tij. Gjyqtari hetues i Italisë ka urdhëruar arrestimin me burg për shqiptarin e shoqëruar në burgun Bellizzi.