Kufijtë ajrorë/ Shqiptarët të bllokuar në zonën Shengen deri në daten..

1451
0

Qytetarët shqiptarë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor nuk do te kene te mundur të udhëtojnë drejt zonës Shengen te pakten deri në 30 qershor. Kjo pasi shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Europian janë shprehur në favor të shtyjes së afatit fillestar për rihapjen e kufijve të jashtëm të kësaj organizate. Ky afat ishte fiksuar  në 15 qershor  dhe tashmë shtyhet me dy javë të tjera, deri në 30 qershor.

Ky ishte konkluzioni i takimit me videokonferencë të ministrave tê brendshëm tê Bashkimit Europian, i artikuluar në konferencën e shtypit përmbyllëse të takimit nga presidenca kroate.

“Një zgjatje e afatit të kufizimeve për udhëtimet në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian është propozuar deri në fund të qershorit. Kjo bëhet për të mundësuar një hapje graduale të kufijve të jashtëm. Ne kemi rënë dakord që hapja e kufijve duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar, jo diskriminuese dhe proporcionale mbi bazën e disa kritereve.

Kriteret do të përcaktohen nga qëndra europiane e parandalimin dhe kontrollin e sëmnudjeve (ECDC) “, tha Terezija Gras, sekretare e shtetit kroat. Komisionerja  europiane për punët e brendshme, Ilva Johanson konfirmoi, tha se Komisioni Eurooian do të punojë ndërkohë me shtetet anëtare për përcaktimin e kritereve mbi bazën e të cilave do rihapen kufinjë e jashtëm të Bashkimit Europian. Ekzekutivi europian pritet të prezantojë rekomandimet pêr kriteret javën e ardhshme .

“Shumica e shteteve anëtare mbështetën një shtyrje të afatit për hapjen e kufinjve të jashtëm me dy javë. Kjo u mbështet nga shumë ministra të brendshëm. Gjithashtu ata mbështetën një qasje të koordinuar për hapjen e kufinjve të jashtëm, si edhe përcaktimin e kritereve të qarta.

Kishte disa mospërputhje lidhur pikërisht me kriteret që duam të ndjekim. Nê do tê vazhdojme diskutimet me shtetet anêtare para se të propozojmë udhëzimet e Komisioni Europian për hapjen e kufinjve tê jashtëm“, u shpreh ajo.

Lidhur me kufinjtë e brendshëm tê zonës Shengen, shumica e shteteve Shengen janë shprehur në favor të hapjes së tyre në 15 qershor dhe disa shtete anëtare në fund të qershorit. /abc