Ku janë thasët me euro të grabitura? Artan Hoxha: Ja çfarë ndodhi në orën 1 pas mesnate

1669
0

Gjetja e parave të grabitura nga Rinasi duket një mision i vështirë për autoritetet.

Sipas Artan Hoxhës pas grabitës së 9 prill, disa orë më vonë kanë lëvizur dy makina në zonën ku një automjet i dyshuar se u përdor nga grabitësit dhe u gjet i djegur brenda në një tunel.

“Në orën 1 pas mesnate, dmth pas grabitjes së 9 Prillit kanë lëvizur dy makina, në atë vendin ku ka qenë tuneli që u dogj makina.

Sasia e parave nuk është çuar në një vend, mund të jenë ndarë.

Kjo është një punë e vështirë për gjetjen e tyre” tha gazetari këtë mbrëmje në “Opinion”.