Kthjellime dhe vranësira, ja surprizat e motit për ditën e sotme

131
0

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të jenë dominuese në të gjithë territorin e Shqipërisë përgjatë gjithë 24-orëshit.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme në orët e para të ditës. Pas mesdite pritet që vranësirat të jenë të shpeshta, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë te rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7 gradë Celsius deri në 26 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.