Kthesa e papritur e motit/ Vjen lajmi surprizë, nga neser..

562
0

Mesnaten e dites se mërkurë, sipas parashikimeve do te kete reshje me intensitet mbi mesatar, si dhe ulje me 7 deri 8 gradë të temperaturave. Sinoptikanët thonë se rrebeshet më intensive do të jenë në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

“Në zonat malore do të zbresin temperaturat me 14 – 15 gradë celsius, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdetare me 7 deri 8 gradë”

Megjithatë kjo situatë do të jetë kalimtare. E premtja risjell motin e kthjellët e të qëndrueshëm, me vlera termike në rritje.

“Në zonat e ulta temperaturat shkojnë në 37, 38 grade celsius ndërsa në zonat malore mbi 30 gradë”

Sipas sinoptikanëve ky ndryshim i motit është i zakonshëm në klimën mesdhetare për shkak të avullimit të lartë gjatë ditëve të nxehta.