Skip to content

Kthesa e motit, cfarë pritet të ndodhë nesër në vendin tone sipas SHMU

    Sipas parashikimeve te SHMU, për ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën e parë të ditës dhe gradualisht në mesditë zhvillim të vranësirave kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Në mesditë dhe pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtëra përgjatë maleve.

    Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zona malore 5 deri 20°C

    në zona e ulëta 6 deri 24°C

    në zona bregdetare 10 deri 23°C