‘Ktheja makinën kujt ja more’, Bes Kallaku flliq para të gjithëve reperin e njohur shqiptar

622
0

Aktori i njohur Bes Kallaku është padyshim një prej personazheve më të komentuar nga publiku shqiptar dhe ndër më të ndjekurit në rrjetin social Instagram. Postimet e tij gjithmonë tërheqin vëmendjen e njerëzve dhe nuk kalojnë pa u komentuar, mirëpo edhe vetë Besi lë herë pas here komente epike tek postet e miqve të tij.

Pak minuta më parë, reperi i njohur Capital T publikoi në profilin e tij në Instagram disa foto ku shfaqej brenda një makine, në pëshkrimin e të cilave shkroi:

“Mos e merrni jetën shumë seriozisht, film i metrazhit të shkurtër është. Kënaquni dhe shijojeni aq sa mundeni.”

Mirëpo, Besi nuk ka vonuar ti komentojë në fotot e publikuara dhe para të gjithë fansave i ka thënë ta kthejë makinën atje ku e ka marrë.

“Edhe ti vëlla mos e merr makinën shumë seriozisht, kur të mbarosh punë lërja prap atij që ja ke marrë.”- ka shkruar Besi, komenti i të cilit u prit me sportivitet nga Capital T.

“Patjetër, sapo të mbaroj punë.”- ja ktheu Kapo duke qeshur.