Kthehet sërish i nxehti përvëlues, këtë herë më gjatë se një javë. Ja cfarë na pret këto ditë

1056
0

Masat e nxehta dhe të thata nga shkretëtirat e Afrikës do të mësyjnë sërish kontinentin e vjetër. Ndikimi i tyre është ndjerë që mesditën e sotme në Portugali, Spanjë, Francë dhe pjesën më të madhe të Mesdheut, ku termometri në mesditë ka shënuar vlera nga 38°C në mbi 40°C. 

Por, nuk do të mjaftohet me kaq! Parashikohet që java tjetër dhe për disa zona specifike të Europës Jugore, edhe përtej muajit korrik, i nxehti të jetë përvëlues. Për disa ditë me radhë, pritet të vrojtohen temperatura përvëluese jo vetëm për Gadishullin Iberik, Francë apo rajonin e Mesdheut, por edhe në zonat qendrore të Europës dhe deri lart, në skajin verior të Europës. 

Shqipëria, nuk do mundet të shpëtojë nga ky i nxehtë. Që nga nesër, parashikohet të përjetojmë ditë të nxehta dhe shumë të nxehta deri në fund të korrikut. Megjithëse mund të ketë ndonjë shkëputje afatshkurtër, vala e të nxehtit jep sinjale të forta për një rikthim edhe në gusht