Kthehet pas 40 vitesh nga Kanadaja për të përsëritur foton me shokët e fakultetit

299
0

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela shqiptare ka qenë doktoresha e shkencave Ruki Kondaj e cila së bashku me miqtë e saj të Fakultetit të Mjekësisë kanë vendosur të takohen të gjithë pas 40 vitesh.

Ardit Gjebrea: Ajo që na ka shkruar është një mikeshë tek “Ka një mesazh për ty”, unë e kam takuar vite më parë tek Samiti i Diasporës ku ajo është vlerësuar dhe nga Kryeministri me titullin “Shqiponja e artë”. Ajo është doktoreshë shkencash dhe është diplomuar  në universitin e Bokonit në Itali, anëtare e organizatave ndërkombëtare, së fundmi ka punuar dhe si këshilltare në Ministrinë e Shëndetësisë së Ontarios dhe ka marrë medaljen e diamantit të kurorës së mbretëreshës. Është zonja Ruki Kondaj e cila vjen pas 40 vitesh të takojë miqtë e saj të fakultetit.

Rukia ka treguar për Ardit Gjebrean se në Fakultetin e Mjekësisë nuk ka ardhur që prej 15 vitesh, që kur ka dorëzuar librin e saj për dhuratë, pedagogëve dhe studentëve dhe sot vjen nga Kanadaja për t’u ritakuar me studentët e farmaceutikës.

Ajo tregon se me shokët dhe shoqet e saj kanë bërë një foto në shkallët e këtij fakulteti në 31 Maj të vitit 1981 dhe kanë bërë 40 vite këtë vit.

Ardit Gjebrea: Sa studentë keni qenë gjithsej?

Ruki Kondaj: Ne kemi qenë 18 veta sepse kanë qenë nga 1 për çdo rreth, unë vija nga Vlora.

Sapo kishte mbaruar një master në universitetin e Bokonit në Itali, ajo iku në Kanada në vitin 2000 dhe për disa vite ka qenë mes dy vendeve, ku ka qenë tepër e vështirë.

Ardit Gjebrea: Kishe kontakt me studentët e tjerë?

Ruki KondajKam pasur, por jo me të gjithë sepse atëherë nuk ishin farë të zhvilluara rrjetet sociale, telefonat ishin pa internet. Shumicën e tyre nuk i kam takuar, i kam takuar në 35-vjetor që ka qenë në 2016, e kemi bërë në verë dhe atëherë nuk kanë ardhur të gjithë.

Rukie tregon se takimin e ka organizuar ajo dhe ia ka propozuar si ide të gjithë miqve të saj përmes një bisede të përbashkët në Ëhats App. Ajo tregon se ia arriti të sjellë dhe 4 miqtë e saj që ndodheshin jashtë Shqipërisë dhe mungon vetëm një prej tyre që ka humbur jetën këtë vit për shkak të një sëmundje të rëndë.

Rukie ka rrëfyer edhe agjendën e tyre. Pasi të takohen të gjithë në fakultet dhe do bëjnë një foto tek i njëjti vend, ku e kanë bërë dikur para 44 vitesh, tek shkallët e Fakultetit të Mjekësisë. Më pas do shkojnë në varreza për të vizituar mikun e tyre që ka humbur jetën. Ata kanë rezervuar në një hotel në Golem ku do kalojnë natën të gjithë se bashku dhe ditën tjetër gjithsecili në punën e tyre.

Të gjithë u takuan në oborrin e fakultetit ku u përqafuan me mall dhe dukeshin tepër të lumtur që panë njëri-tjetrin dhe në fund u drejtuan tek shkallët për të ribërë të njëjtën fotot që ka qenë bërë në vitin 1977 tek shkallët e Fakultetit të Mjekësisë.