Skip to content

Kryeministrin Rama nuk do ta shihni kurrë ti japë makinës, kjo është arsyeja

    A e dinit se Kryeministri i vendit, Edi Rama nuk ka një leje drejtimi.

    Rama ka deklaruar vetë se nuk ka marrë lejen për të drejtuar një makinë pasi i pëlqen që gjatë një udhëtimi me makinë, të mendojë dhe jo të ngasë.

    Kryeministri tha se në familjen e tij ka qenë gjyshi që kishte pasion makinat, i cili ishte edhe shofer i mbretit Ahmet Zogu. Ndaj kryeministri shpjegoi se pasionin në familjen e tij për makinat e ka konsumuar gjyshi

    “Sepse të gjithë pasionin për automjetet në familjen tonë në disa breza e ka konsumuar gjyshi. Nuk preferoj të ngas makinën sepse më pëlqen të mendoj ndërkohë që udhëtoj.”- ka thënë Rama dikur.