Kryeministri Rama publikon rregullat e reja kufizueze anti-Covid, Smart-working per administraten

1122
0

Kryeministri Rama postoi në rrjetet sociale masat e reja kufizuese që hyjnë në fuqi nga dita e merkure 11 Nëntor.

Rregullat e reja

Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00-– 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery).

Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.

Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.