Kryeministri Rama komenton per here te pare arrestimin e Erion Veliajt: U bë 5 vjet që ai..

Mëngjesin e kësaj të Marte kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ai thotë se pas shumë vitesh heshtje, ka ardhur koha që “forca që qeveris vendin të mbajë pozicionin e kritikës konstruktive tashmë”.

“Në të gjitha rastet që drejtësia do të bëjë punën e saj, sot opinion im është ky: Drejtësia e re ka hyrë tanimë në fazë që ka fituar të gjithë besimin e nevojshëm dhe mbështetja jonë do vazhdojë njësoj, e palëkundur. Por ama, nuk ka më pse mos t’i shprehim opinionet kritike që sot në këtë fazë janë të domosdoshme për të ndihmuar këtë drejtësi që të hetojë, të godasë majtas dhe djathtas, por edhe me standarde të paqortueshme. U bë 5 vjet që flasin mbarë e mbrapsht dhe vetëm ne PS-ja, forca udhëheqëse e reformës në drejtësi, forca që qeveris vendin…heshtim, heshtim, heshtim. Ajo që mungon është kritika konstruktive, është nxjerrja në pah e të metave sepse institucionet përballen me një pjesë të publikut që mezi ka pritur ditën ose sulmet barbare, denigruese të asaj pjese të opinionit të udhëhequr nga armiqtë e reformës, nga bufi stërplak dhe kuat kuat që i mbajnë ison. Ndërkohë pozicioni i kritikës është bosh. Asnjë pendesë për heshtjen në këto vjet, por me shumë gjasë heshtja jonë është keqkuptuar, jo vetëm nga armiqtë…”, tha kreu i qeverisë.

“Prezumimi i pafajësisë nuk është një llaf goje, pas telenovelash linçimi publik me lëndë të parë atje nga stacioni i trenti, fenomene të tilla nuk lihen më pa u komentuar”, theksoi ai.

- Advertisement -

Tronditëse në Vlorë! Nëna përplas disa herë në tokë foshnjën e saj 5 muajshe

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Vlorë, ku raportohet se një grua ka përplasur në tokë fëmijën e saj 5 muajsh. Ngjarja ka ndodh...

“Ramë në një kurth të paparë” Ndodh e papritura në tunelin e Murrizit, Rama: Po ecte mirë e bukur kur ndodhi..

Në rubrikën e tij “Sy m’Sy” Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa detaje me punën e vështirë që janë hasur në tunelin e Murrizit. Rama...

E frikshme! Dy tërmete brenda orës në shtetin fqinj, sa ishte magnituda

Dy tërmete të fuqishme janë regjistruar brenda një ore në ishullin e Kretës, duke shqetësuar banorët dhe autoritetet lokale. Sipas mediave greke, një tërmet i...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.