Kryeministri nxjerr ushtrinë: Jemi gati (VIDEO)

456
0

Teksa në Kosovë flitet që serbët sot mund të shpallin autonominë dhe ka një tensionim të situatës, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një vide të ushtrisë shqiptare.

E megjithatë nuk duket se Rama e ka me Serbinë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekesit e tij ne FB, një video ku tregohet angazhimi i Forcave të Armatosura dhe punes qe ato po bejne ne keto dite te nxehta.

Sipas Rames ato janë të gatshme për të përballuar çdo situatë emergjente dhe për të kontribuar në sigurimin e një sezoni turistik të mbarë.

Mesazhi i Ramës

MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë videoinformacion mbi gatishmërinë e rritur të Forcave të Armatosura në këto ditë të nxehta për të përballuar çdo situatë emergjente dhe për të kontribuar në sigurimin e një sezoni turistik të mbarë, ju uroj një të dielë të qetë👍