Skip to content

Kryeministri njofton rregullat e reja: Nga e hëna qarkullimi hapet në dy orare

    Kryeministri Edi Rama bën me dije se për përballimin e situiatës prej koronavirusit, mbrëmjen e kësaj të shtune kanë mbaruar konsultimet e qeverisë në distancë.

    Në këtë drejtim kreu i qeverisë bën me dije se të gjithë ata që ditën e hënë dhe në vijim do të jenë të angazhuar për punë, në sektorin publik apo privat, do të mund të qarkullojnë me automjete vetëm deri në orën 08.00 të mëngjesit dhe nga ora 16.00 deri në orën 17.00 të pasdites.

    Po ashtu thotë se qarkullimi i automjeteve që nuk janë pjesë e shërbimeve shtetërore në lëvizje apo shërbimeve private që e kanë të domosdoshme lëvizjen, do të jetë e ndaluar rreptësisht për çdo automjet tjetër jashtë fashave të lejuara për vajtja/ardhje në punë.

    “Shkelja e regjimit të qarkullimit të imponuar nga kushtet e luftës me armikun e padukshëm që kërkon pengje në familjet tona, do të ndëshkohet me heqjen e patentës së drejtimit për 3 vjet dhe sekuestrimin e automjetit. Qeveria do të publikojë nesër aktin – normativ për masat e veçanta administrative që do të hyjnë në fuqi menjëherë, deri në përfundimin e kësaj lufte për të mbrojtur sa më fort jetën e çdo shqiptari. Frikë aspak, kujdes po!”, shkruan Kryeministri.