Kryeministri italian bën premtimin e madh: ‘Kompensimi për të gjithë personat qe..’

988
0

Kompensim për të gjithë ata persona që do te preken nga masat e reja anti-covid’.  

Ky eshtë premtimi i bërë në konferencën për mediat të pasdites së sotme nga kryeminsitri i Italisë, Guiseppe Conte, i cili tha se e ndjen zemërimin dhe zhgënjimin që ka sjellë pandemia dhe është i vetëdijshëm me atë që qytetarët po përballen gjatë kësaj periudhe.

“Kompensimi do të arrijë në llogaritë rrjedhëse të atyre që preken drejtpërdrejt nga transferimi banker nga Agjencia e të Ardhurave. Të dhënat e fundit epidemiologjike që kemi analizuar nuk mund të na lënë indiferentë. Analiza tregon një rritje të shpejtë me pasojë që stresi në sistemin shëndetësor kombëtar të ketë arritur nivelet duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur shëndetin dhe ekonominë,” tha mes të tjerash Conte.

Guiseppe Conte konfirmoi edhe një rinovim kontrate për mjekët që kanë qënë në krye të dëtyrës gjatë kësaj periudhe, natyrisht me ri-vlerësim të pagës.