Kryeministri “dridh” administratën. Ja kush do largohet para krijimit të qeverisë se re

1383
0

Kreu i qeverise, Edi Rama ka paralajmëruar përpara ekipit socialist se, përpara krijimit të qeverisë së re do të ‘spastrojë’ të gjithë ata që nuk kanë arritur objektivin dhe nuk ia kanë zbardhur ‘faqen’ kësaj partie. Këtë gjë, kreu i socialistëve tha se do ta bëjë duke thirrur Kongresin e Jashtëzakonshëm më 12 qershor, ditë kur PS-ja feston 30-vjetorin e saj.

Shqipëria mund dhe duhet patjetër të ngjitet tek ajo majë brenda kësaj dekade. Në do të nisim mbajtjen e premtimeve që nga rritja e pagave deri në 400 mijë lekë. Do kthejmë çdo shërbim në një ndërveprim online. Do ta pastrojmë deri në fund administratën nga njerëz që na kanë nxirë faqen. Me qartësinë që siç kemi bërë me policët, me infermierët dhe të tjerët, do të vijohet edhe me administratën. Një rrugë e re në bazë të meritave duhet të hapet për të gjithë ata vajza, gra, burra e djem. Kjo është sfida e vazhdueshme, prandaj jeni gati që të vazhdojmë të përballemi me çdo sfidë. Synimi ynë është që të ngjisim Shqipërinë në majë. Shumë faleminderit të gjithë, në mbyllje, fjalinë e fundit duke ju parë është se dua t’ju them: një pjesë e juaja janë sërish deputetë, një pjesë jo. Skuadra jonë ka fituar falë rolit të gjithsecilit prej jush. Ne duhet tani të bëjmë gjithçka na takon për të merituar plotësisht atë që shqiptarët panë dhe votuan për numrin 12. Kështu më 12 qershor do ta kremtojmë”, tha Rama.