Kryeministri bën njoftimin e fundit për koronavirusin: Lus Zotin që të mos mbyllemi..

530
0

Kreu i qeverise, Edi Rama mbrëmjen e sotme beri komunikimin e fundit online me qytetarët, për masat ndaj koronavirusit, ashtu siç lajmëroi dhe ai vet pak ore më parë.

Teksa lajmëroi se ky i sotmi do jetë “Komunikimi i fundit kushtuar ekskluzivisht luftës me armikun e padukshëm covid19”, Rama tha se rreziku ndaj infeksionit nuk duhet të përqeshet pasi ai as nuk ka ikur e as nuk është zhdukur përfundimisht. “Shani e shfryni sa të doni, po rrezikun e infkesionit mos e përqeshni se është real dhe mund të bëhet vrastar. Lus Zotin përditë që të mos turpërohemi se përballuam më të keqen e mos të mbyllemi përsëri fal moskokëcarjes së atyre…”, tha Rama.

Më tej, kryeministri tha se është në merak për rikthimin e një vale të dytë të virusit për shkak se qytetarët mund të neglizhojnë masat.

“Jam shumë në merak dhe i’ua përsëris, kjo fazë është shumë delikate se virusi as ka ikur e as është zhdukur përfundimisht.

Sidoqoftë dua t’ju falenderoj për sjellen ndaj masave që u detyruam të marrim. Ia kemi arritur të dalim faqebardh. Zërat e atyre që kanë sy por s’duan të shohin, kanë veshë por s’duan të dëgjojnë, nuk munguan. Por fatmirësisht ishin shumë pak dhe pas dokrrave, fyerjeve e sharjeve nuk u kthyen në thyerje problematike të masave.

Kjo është java e fundit e masave. Me përjashtim të aktiviteteve sportive ku ende do mungojnë spektatorët, dasmave e furneraleve ku s’do mbidhen qindara njerëz. Dhe transporti publik që do të rri dhe pak i mbyllur.

Sjellja e gjithësecilit përsëris s’duhet të jetë më njëlloj. Nga ana jonë, ne po përgatitemi për të fuqizuar sistemin për të qenë gati në rast të një vale të re. Tashmë struktura e re në atustroadën Tiranë-Durrës është ndërtuar me standaret për të mbështetur reanimacionin dhe po pajiset me gjithë logjistikën e nejvojshme”, përmbylli kryeministri.