Kryemadhi habit të gjithë për shëndetin e Ramës: Ka dhe pak muaj jetë (Video)

1800
0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi teksa ka folur për mediat, ka bërë deklaratën e rëndë se Kryeministri Edi Rama ka edhe pak muaj jetë për shkak se vuan nga një sëmundje e rëndë që i është shkaktuar nga drogërat që konsumon.

“Për sa i përket përdoruesit të certifikuar të alkooloideve natyrore, hipnotike dhe haluçinante të cilat tani po kalon nga faza organike në fazën e substancave sintetike duhet të kuptojmë që është në një situatë shumë të rëndë psikike dh klinike.

E them këtë si doktoreshë, por nëse nuk më beson mua si doktoreshë le të pyes pedagogët e Fakultetit të Shkencave të natyrës që i ka anëtarë të PS-së që i ka dhe anëtarë të grupit parlamentar, që alkooloidet organike kanë të njëjtën formulë si alkooloidet sintetike, por me një ndryshim shumë të vogël të cilat nuk duken në pamje të jashtme apo në formulat kimike por është në të dhënat e tyre në bazë të izotopeve.

Izotopet e alkooloideve për të gjithë ju shqiptarët që janë drograt, Izotopet e alkaloidëve kanë efekt në trupin e njeriut nga 5 deri në 90 minuta ndërsa ato të drogave sintetike kanë efekt të përjetshëm. Kryeministri ynë është nën efektin e këtyre izotopeve.

Iu bëj thirrjen mjekëve të PS të marrin fatet në dorë sepse fatet e të gjithëve janë në dorë të një sëmuri psiqik e klinik. Sot ai është peng i substancave sintetike jo vetëm krimit të organizuar. I bëj thirrje mjekëve të tij, doktoreshë Mira Kaçorrit dhe doktor Perlatit që ta ndalojnëEdi Ramën në rrugën e tij ta fusin në një qendër detoksifikimi ose droga duke patur parasysh sëmundjen e tij, mushkëri e azmë, do i shkatërrojnë çdo ind. Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për solidaritet njerëzor’, deklaroi kryemadhi.