Kryemadhi flet për vajzen e saj Erën: Ja nga se vuan ajo

1663
0

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme për vajzën e saj 13 vjeçare, Erën. “Era e vuan faktin e të qënurit fëmija jonë”, tha Kryemadhi, duke iu referuar statusit të saj politik dhe postit të Ilir Metës në krye të shtetit.

“Është mbyllur në një konvikt të t*errshëm, por që do i vlejë”, tha ajo për vajzën 13 vjeçare, po pa dhënë më shumë detaje lidhur shkollën që kanë zgjedhur për vajzën.

Kryemadhi tha sa nënat kanë një rol të rëndësishëm në orientimin dhe edukimin e fëmijëve, deri sa ata të bëhen të pavarur.

Kryetarja e LSI-së është pyetur për bashkëshortin i saj, presidentin Ilir Meta kur ka qenë kryeministër dhe nëse ka qenë marionetë e grupeve k*iminale. Ajo u shpreh se mëkati i vetëm i Ilir Metës është se pi më shumë se dy gota verë të kuqe.http://korrieri.com.al