Kryebashkiaku i Pukës e thërret doktorin me urgjencë në spital, por ajo qe ka bere ai i shtangi te gjithe (Video)

738
0

Një surprizë e këndshme i është bërë sot kirurgut të spitait të Pukës, Dodë Boci. Ka qenë kryebashkiaku i këtij qyteti, Gjon Gjonaj i cili i ka ngritur një “rreng” duke e thirrur me urgjencë në spital, pasi një i afërm i tij kishte një problem.

Mjeku Boci ka ardhur menjëherë, por kur ka hapur derën është përballur me kolegët dhe kryebashkiakun, të cilët i kanë uruar jetë të gjatë me rastin e 65-vjetorit të lindjes. Aty ishte një ish-pacient i doktorit, që e falenderoi publikisht si një prej qindra personave që i ka shpëtuar jetën.

Vetë doktor Boci është përlotur nga surpriza, duke thënë se do të vijojë punën e tij për aq kohë sa të kishte shëndet. Për më shumë shihni videon: