Skip to content

Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai “lë nam” me anglishten e tij në Bruksel! (Video)

    Në një takim të nivelit të lartë mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe autoriteteve lokale shqiptare, i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku i Ersekës.

    Erion Isai, arriti të bëjë atë që asnjë lider shqiptar nuk ka mundur më parë: T’i lërë pa fjalë zyrtarët evropianë… falë anglishtes së tij unike.

    Teksa fliste për integrimin, klimën, balancën ekonomike dhe GDP-në, pa harruar të përmendë edhe Donald Trump-in për ndonjë arsye të paqartë, Isai u përpoq të lëshonte mesazhe të forta politike.

    Por në vend që të komentoheshin nga analistët, fjalët e tij përfunduan si “meme” në Instagram dhe TikTok.