Skip to content

Kritikonte qeverinë për masat Covid 19, shkarkohet nga detyra mjeku Ilir Allkja

    QSUT ka shkarkuar nga puna mjekun Ilir Allkja me motivacionin, për shkak të shkeljes së Kodit Etik të punonjësve dhe Kodit të Punës.

    Ky i fundit, ka kritikuar disa herë mënyrën se si qeveria po përballon pandeminë Covid 19 në Shqipëri.

    Sipas një njoftimi të QSUT, reagimet dhe deklaratat e shumta të mjekut Allkja në media, ndikojnë në dezinformimin e publikut.

    Ai është prej vitesh mjek i Urgjencës Mjekësore, Paraspitalore në QSUT.