Kritikat për çmimet në jug, Rama publikon pamjet nga plazhi publik: Pa asnjë pagesë për turistët

511
0

Pas kritikave për çmimet e shtrenjta në plazhet e jugut, kryeministri Edi Rama ka nisur këtë të diel duke publikuar pamje nga plazhi publik i Himarës duke thënë se mirëmbahet nga bashkia pa asnjë pagesë për turistët.  

‘Këtë sezon pastërtie shembullore në vijën bregdetare, janë garantuar më në fund edhe hapësirat e plazheve publike

Ky është një nga plazhet publike të Himarës, i cili administrohet e mirëmbahet nga bashkia pa asnjë pagesë për turistë’- shkroi Rama.

Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama komentoi dje çmimet e larta të hoteleve në jug të vendit duke thënë se vendosin 200-300 euro nata kur kanë cilësi shërbimesh. Këto çmime i cilëson tërësisht të palogjikshme.

‘E domosdoshme është nxjerrja e një mësimi të rëndësishëm i gjithë bregut nga Vlora në Sarandë për çmimet. Nuk i vendosin bashkitë që i vënë çmimet, por kanë në dorë të jenë proaktive dhe të luajnë rol sa ndërveprues aq edhe nxitës, patjetër dhe influencues.

Në këtë rast është ekonomia që ndikohet nga marrëzia e vendosjes së çmimeve që e bëjnë shumë më të lehtë të shkosh në Greqi apo Turqi sesa të rrish në Dhërmi. Është i mrekullueshëm por jemi larg së garantuari cilësi shërbimesh. Ata që e garantojnë të kenë më të ulëta se dikush që hap një derë dhe kërcet 200-300 euro natën, është e palogjikshme”, tha Rama