“Krimi te Blloku”, Rudina Xhunga reagon pas përqeshjes së Ramës që bëri xhiron e rrjetit: Kur më tallin…

818
0

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga, që tashmë drejton emisionin “Dritaren” në Neës24”, dhe në puntatën e parë pati të ftuar kreun e qeverisë, Edi Rama, ka reaguar pasi videot e përqeshjes së këtij të fundit bënë xhiro në rrjetet sociale. Rudina i ka pritur këto me sportivitet me sa ka treguar për Tirana Post në një intervistë ku ndër të tjera ka zbuluar se emrin e emisionit “Shqip” ia ka gjetur pikërisht kryeministri Rama. E pyetur nëse pi kafe te Blloku, gazetarja është përgjigjur:

“Lëre, se boll meme kam parë këto kohë. Me Bllokuuuun. Disa prej tyre i vura edhe vetë në Instagram. Ishin shumë të bukura. Kam qeshur edhe unë si shumëkush i bëri dhe shpërndau, edhe pse isha personazh. Fuqia e komikes është magjike. Është e pakrahasueshme me mënyrën serioze të komunikimit. Tani njerëzit e duan në këtë mënyrë informacionin, përzier me humor, ironi. Ndaj i shijova memet “te Bllokuuuu”. Duke u kthyer te pyetja, unë nuk pi kafe te Blloku. Me ngjante emisioni këtë herë si Portokallia. Nuk reshtin memet. Çfarë talentesh kemi, që kanë pushtuar boten digitale. Unë rri dhe i gjej, i ndjek, i pëlqej, edhe kur më tallin mua”.

E ndërsa lidhur me emrin e emisionit Shqip zgjedhur nga Rama, gazetarja ka rrëfyer hapur: “Po, është e vërtetë. Qe një kërkim për emrin e duhur dhe asnjë nuk më pëlqente mua, ose Tanit të Topit, ose Bejtes, ose Pustinës, ose gjithë kolegëve të Topit të vjetër. Donim një emër shqip. Rama, që ishte njeriu i fjalës së duhur dha idenë, po quaje Shqip. U pëlqeu të gjithëve dhe pasi nisi emisioni, fjala ngjiti aq shumë, sa u përhap në media e logo të tjera”.