Skip to content

Krimi të Apeli u filmua nga kamerat/ Del foto, ky është autori i vrasjes së gjyqtarit..

    Ky është Elvis Shkambi, 30-vjeçari i cili dyshohet se kreu vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ngjarje e rëndë që ndodhi këtë të hënë, më 6 tetor, rreth orës 15:40.

    Shkambi ishte palë në një proces civil që lidhej me një konflikt pronësie në qytetin e Shkodrës, çështje e cila kishte vite që zvarritej në gjykata. Dyshohet se vendimi i dhënë nga gjyqtari Kalaja në seancën e së hënës nuk ishte në favor të Shkambit, gjë që mund të ketë shërbyer si nxitje për aktin ekstrem.

    Autori u arrestua menjëherë pas ngjarjes nga një patrullë policie, ndërsa arma e përdorur në krim është sekuestruar. Mësohet se ai është vetëdorëzuar dhe ka pranuar autorësinë, por deri më tani nuk është marrë ende në pyetje ende zyrtarisht nga hetuesit, për të zbuluar motivin e plotë dhe mënyrën e organizimit të atentatit.

    Mësohet se i gjithë momenti i ngjarjes është kapur nga kamerat e sigurisë brenda gjykatës. Sipas tij, hetuesit kanë një panoramë të qartë të dinamikës së krimit, ndërsa dyshohet se ngjarja ka qenë e mirëmenduar dhe e planifikuar më herët.