Burime zyrtare konfirmojnë se Kreshnik Bajraktari është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), duke zëvendësuar në këtë detyrë z. Endri Haxhiun.
Emërimi i Bajraktarit është bërë pas një vendimi të firmosur nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe vjen vetëm pak muaj pas periudhës së tij si Drejtor i Portit të Durrësit, funksion që e mbajti prej korrikut 2024.
Kreshnik Bajraktari ka një eksperiencë disavjeçare në administratën publike, kryesisht në fushën e transportit, logjistikës dhe menaxhimit të projekteve infrastrukturore.
Burime brenda ministrisë theksojnë se ndryshimi në krye të DPSHTRR-së është pjesë e ristrukturimit të brendshëm në institucionet vartëse të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Endri Haxhiu largohet pas disa muajsh drejtim
Z. Endri Haxhiu e ka drejtuar DPSHTRR-në për disa muaj, gjatë të cilave u realizuan një sërë projektesh digjitalizimi dhe modernizimi të shërbimeve rrugore.
Largimi i tij dhe kalimi i drejtimit tek Bajraktari shihet si pjesë e riorganizimit administrativ, që synon forcimin e menaxhimit dhe mbikëqyrjes së sektorit të transportit rru
Rotacion në sektorët kyç të infrastrukt
Ky ndryshim vjen në një moment të lëvizjeve të shpeshta në institucionet kryesore të infrastrukturës. Vetëm pak ditë më parë, ish-ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Liburn Aliu, u emërua në krye të Portit të Durrësit, duke zëvendësuar pikërisht Kreshnik Bajraktarin.
Ky “rrotacion drejtuesish” shihet si pjesë e një politike të re qeveritare për të balancuar përvojën profesionale dhe mbikëqyrjen efektive të institucioneve me ndikim ekonomik.