Krasta, Berishës/ Më bëtë gazetar, jeni penduar që më ndihmuat?

454
0

Ish kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin e Adi Krastës. Ky i fundit e pyeti nëse ishte penduar që e ka ndihmuar gazetarin Krasta për karrierën e tij, por Berisha i prerë tha jo.

Ju ftojmë të lexoni një pjesë të intervistës:

Krasta: Gazetarët kanë edhe lidhje njerëzore me njerëzit e pushtetit. Unë kam pasur një fat të jashtëzakonshëm individual, pasi ju keni bërë një ndërhyrje personale që unë deri vonë s’e kam konceptuar se si ju më keni ndihmuar që të nis punë në radio.

Ndërkohë ne se si na ndodhën ca gjëra që ndikuan dhe tek unë dhe tek ju. Ju jeni penduar ndonjëherë që më keni ndihmuar mua të bëhem gazetar?

 Berisha: Kurrë.

 Krasta: Më keni marrë ndonjëherë inat?

 Berisha: Jo, kurrë. Unë nuk jam….I sigurt të jesh, unë jam një njeri i pasionit, por kurrë viktimë e hakmarrjes, e urrejtës. Përkundrazi. Pasi nëse do kesh urrejtjen, të gllabërojnë pasionin.

Nuk jam bërë kurrë ndonjëherë pishman, nëse kam pasur mundësi të ndihmoj një njeri. Unë kam një koncept të gjerë për lirinë. Liria është zgjedhje dhe e harrojmë këtë.

Nëse sa herë të harrojmë këtë, aq herë gabojmë. Nëse e rikujtojmë këtë, mbetemi brenda civilitetit në raport me lirinë.

 Krasta: Përfitoj nga rasti që t’ju falënderoj juve me gjithë zemër për atë ndihmë substanciale dhe jetësore që ju me keni dhënë mua.

Berisha: Mendoj se e ke merituar 100 herë atë gjë. Fakti që ke arritur që të ndërtosh karrierë të lakmueshme, ka dëshmuar se investimi yt i suksesshëm ia ka vlejtur edhe për shoqërinë.