Korovirusi, gjobë te majme për të ardhurit nga Italia që nuk vetëizolohen

559
0

Ministria e Shëndetësisë u kërkoi te gjithe atyre që vijnë në Shqipëri nga zonat e prekura të Italisë, të vetëizolohen në shtëpitë e tyre, si masë parandaluese për të ndaluar përhapjen e virusit.

Megjithatë mosrespektimi i këtij urdhri, shkon përtej përgjegjësisë personale pasi përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë.

Sipas ligjit “për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, personat që nuk zbatojnë këtë urdhër ndëshkohen me gjobë që varion nga 10 në 50 mijë lekë të rinj.