Koronavirusi, Greqia merr venimin e papritur

1434
0

Koronavirusi po përhapet shpejt edhe në Greqi. Autoritetet greke konfirmuan gjatë 24 orëve të fundit, rastin e 10 të infektimit me koronavirus.

Rasti më i fundit është ai i një gruaje që muajin e kaluar ishte kthyer në Greqi me avion pasi kishte vizituar Izraelin. Ajo është futur në izolim në spitalin e Patrës. Në këtë qytet dhe gjithë rajonin e Akaiës janë vendosur edhe masat e para të ashpra nga koronavirusi, ku u mbyllen shkollat dhe institucionet e tjera publike, si kinematë, teatrot, hapësirat sportive e sitet arkeologjike. Këto masa do të qëndrojnë në fuqi për të paktën 48 orë.

Në të njëjtin spital po kurohet edhe një 65-vjeçar, i cili po ashtu u konfirmua më herët si i infektuar nga koronavirusi. Të dy rastet kanë lidhje me njëri-tjetrin pasi kishin udhëtuar me të njëjtin avion. Dhjetëra persona të tjerë që kanë pasur kontakte me këta persona po u nënshtrohen analizave, ndërsa po dezinfektohen ambientet e vizituara prej tyre.

Zëdhënësi i Ministrisë greke të Shëndetësisë, Sotiri Tsidora, tha se masa të ngjashme si në Patra janë marrë edhe në ishullin e Zakynthos, ndërsa qytetarët janë këshilluar të ndjekin gjithë udhëzimet e autoriteteve shëndetësore për masat parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.